Globi

Çmimi i naftës, rënie e ndjeshme në tregjet ndërkombëtare

Shkruar nga Liberale
Çmimi i naftës, rënie e ndjeshme në tregjet

Çmimi i naftës në bursat botërore ka rënë sërish duke shkuar nën nivelet e para luftës në Ukrainë.

Në bursën e Teksasit, çmimi për fuçi luhatej sot mes 88 dhe 89 dollarëve. Ndërsa në atë të Londrës, ky çmim u luhat mes 94 dhe 95 dollarëve për fuçi.

Çmimi mesatar i naftës para luftës në bursat ndërkombëtare ishte 96 dollarë për fuçi.

Rënia e fundit ka të bëjë me kontratat që lidhen me furnizimet me naftë për muajin shtator, kur Arabia Saudite që konsiderohet si vendi kryesor anëtar i kartelit të OPEC-ut ka premtuar të shtojë prodhimin me 100 mijë fuçi në ditë për të lehtësuar barrën e rëndë që ka krijuar në tregjet botërore të energjisë, sulmi rus mbi Ukrainë.

Një tjetër faktor i rëndësishëm është edhe reduktimi i menjëhershëm i aktivitetit industrial në Kinë, gjatë muajit Korrik, kur autoritetet e Pekinit vendosën të riaktivizojnë masat e ashpra bllokuese kundër përhapjes së COVID-19. Kjo ndikoi në uljen e papritur të kërkesës për naftë.

Parashikimet për të ardhmen ekonomike të këtij vendi mbeten të zymta.

Optimizmin e tregjeve po e shton edhe oferta e Bashkimit Europian për rigjallërimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, që mund të heqë sanksionet ndërkombëtare për eksportin e naftës nga ky vend.

Ndërkohë që çmimi i naftës në vendin tonë para luftës ishte nën 200 lekë për litër, ndërsa nuk ka rënë asnjëherë, pas rritjes së menjëhershme prej pushtimit të Ukrainës, nën 220 lekë.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH