Kronikë

Çfarë u premtua në këmbim të s*ksit? Detajet nga hetimet e SPAK për Gjicin

Shkruar nga Liberale
Çfarë u premtua në këmbim të s*ksit? Detajet nga

Janë zbardhur detajet të reja nga hetimet e SPAK në lidhje me video-skandalin e publikuar një ditë më parë, ku shfaqej kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici teksa kryente marrëdhënie seksuale me një femër.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se sipas ekspertëve të SPAK, video është më e gjatë sesa 2 minutat që janë bërë publike. Dyshohet se në pjesën tjetër të videos janë diskutuar çështje të tjera që mund të rëndojnë pozitën e Gjicit përballë drejtësisë. Më konkretisht nëse a është premtuar ndonjë favor në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Për të shkuar tek akuza e “shpërdorimit të detyrës”, SPAK duhet të provojë interesin e vajzës në lidhje me ndonjë projekt të mundshëm që duhej të merrte firmën e kryetarit të bashkisë, e më pas në shkëmbim kryerjen e aktit intim në zyrën e tij.

Gjithashtu, mësohet se hetuesit kanë sekuestruar regjistrat e hyrje-daljeve në zyrën e kryebashkiakut për të parë nëse vajza e ka frekuentuar edhe herë të tjera zyrën e Gjicit.

SPAK ka arritur që ta identifikojë vajzën përmes një tatuazhi që ka në dorë dhe që i dallohet në video dhe në fotot e marra nga profili saj në rrejtet sociale. Vajza nuk është marrë në pyetje pasi nuk është gjetur ende nga hetuesit. Po ashtu në pyetje nuk është marrë as Safet Gjici. Deklarime në lidhje me këtë çështje do të japin edhe punonjësit e Bashkisë së Kukësit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH