Aktualitet

Celibashi kërkon kreun e KQZ-së: I kam shërbyer ligjit, jo individit

Shkruar nga Liberale
Celibashi kërkon kreun e KQZ-së: I kam shërbyer ligjit, jo

Ish-kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në garë për kreun e ri të këtij instiutucioni ka deklaruar se “interesi për ta zhvilluar ndryshe karrierën profesionale” ishte shtysa e parë që e nxiti për të kandiduar.

Në seancën dëgjimore të mbajtur pasditen e sotme, Celibashi ka pohuar se kurdoherë e në cdo detyrë që ka kryer është udhëhequr vetëm nga ligji dhe përcaktimet e tij.

“Interesi për ta zhvilluar ndryshe karrierën profesionale ishte shtysa e parë për të shprehur interesin për komisionerin shtetëror të zgjedhjeve, por duke besuar se eksperiecna ime profesionale prej 28 vitesh në funksione të ndyshme publike, nga gjyqtar i shkallës së parë, Apelit, deputet, ministër dhe më shumë akoma, kryetar i KQZ prej 5 vitesh, kam menduar që është përputhur me atë profil dhe atë veprimtari që duhet të karakterizojë veprimtarinë e KQZ, që më së pari të jetë e tillë që të reflektojë integritet, paanësi politike, transparcë dhe legjitimitet.

Dua të them një gjë më së pari, që gjithë veprimtaria ime profesionale ka qenë në shërbim dhe interes të ligjit për rastin kur jam angazhuar në funksione publike, jo në shërbim të ndonjë individi, apo strukture publike e shtetërore tej përcaktimeve që ligji i përcakton për këto angazhime”, tha Celibashi.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH