Aktualitet

Emri/ Britania cakton ambasadorin e ri në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Emri/ Britania cakton ambasadorin e ri në Shqipëri

Alastair King-Smith është caktuar nga mbretëresha Elizabet ambasadori i ri në Shqipëri në vend të ambasadorit aktual Duncan Norman.

Lajmin e ka publikuar vete ambasadori Duncan në Twitter ku shkruan se është i lumtur për detyrën e re të pasardhësit të tij i cili nis punë në shtator të vitit 2021.

Alastair është një diplomat me eksperiencë dhe aftësi të mëdha i cili do të jetë një sukses i madh kur të nisi punën vitin e ardhshëm.

Ndërkohë ambasadori i ri po mëson gjuhën shqipe shkruan ai në Twitter.

https://twitter.com/DNormanFCO/status/1303999697758105600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1303999697758105600%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fbritania-cakton-ambasadorin-e-ri-ne-shqiperi-ja-kush-do-zevendesoje-duncan-norman%2F

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH