
Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe thotë se ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, për të folur për problemet e bujqësisë.
Në një video në Instagram, ku njoftoi kërkimin e interpelancës, Braçe thotë se çmimet e produkteve bujqësore nuk janë rritur nga fermerët, por për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para.
“Kostot e bujkut janë rritur, çmimet e prodhimeve të tij jo! Raporti mes çmimit të inputeve dhe çmimit të produktit të bujkut është tmerrësisht i padrejtë:
1 kg ure kushton 110 lekë, por 1 kg grurë kushton 30 lekë; 1 kg DAP kushton 110 lekë, por 1 kg misër kushton deri 38 lekë; 1 kg nitrat kushton 90 lekë, por 1 kg domate (më e mira) kushton 50 lekë! Çmimet e drejta të lëndëve të para, por edhe produkteve të bujkut, janë detyrë e qeverisë!”, shkruan Braçe.