Bota

"Zoti i bekon të gjithë", mesazhi Papa Françeskut për çiftet e të njëjtit seks

Shkruar nga Liberale

"Zoti i bekon të gjithë", mesazhi Papa Françeskut

Papa Françesku mbrojti sërish vendimin e tij dhjetorin e kaluar për të lejuar priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks.

Kreu i Kishës Katolike Romake tha gjatë një intervistë se “vetmia është një çmim që duhet të paguani” kur dikush merr vendime të vështira, ndërsa nënvizoi se “Zoti i bekon të gjithë”.

Papa foli për vendimin e tij që ka shkaktuar shumë reagime duke thënë se peshkopët “nuk e kuptojnë vërtet çështjen dhe refuzojnë të diskutojnë për të”.

Peshkopët nga Afrika, refuzojnë të zbatojnë deklaratën e Vatikanit, ndërsa peshkopët në Europën Lindore, Amerikën Latine dhe gjetkë besojnë të njëjtën gjë.

Papa Françesku ka dhënë miratimin e tij që priftërinjtë katolikë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks, duke përmbysur një vendim të mëparshëm të shpallur nga komisioni i Vatikanit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH