Bota

Zjarr në një anije mallrash në Detin Arabik, 4 persona të zhdukur

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr në një anije mallrash në Detin Arabik, 4 persona të

Ndërkohë që India po përballet me një aksident ajror tragjik, një tjetër situatë e rëndë po ndodh në Detin Arabik. Një zjarr i madh ka përfshirë një anije mallrash me flamurin e Singaporit, e quajtur MV Uan Hai 503. Kjo anije ishte nisur më 7 qershor nga Kolombo, Sri Lanka, dhe pritej të mbërrinte në portin Jauaharlal Nehru në Mumbai më 9 qershor.

Zjarri nisi pas një shpërthimi në një nga kontejnerët, dhe u përhap me shpejtësi. Në bord ndodheshin 22 anëtarë të ekuipazhit, nga të cilët 18 janë shpëtuar, por katër rezultojnë ende të zhdukur.

Anija ndodhet rreth 42 milje larg brigjeve të Kerala-s dhe ka në bord 2,128 ton karburant, gjë që e bën situatën shumë të rrezikshme për mjedisin detar dhe rrugët tregtare të zonës.

Roja Bregdetare e Indisë ka dërguar në ndihmë pesë anije, dy avionë dhe një helikopter për të shuar zjarrin dhe për të tërhequr anijen larg brigjeve, në mënyrë që të shmanget një ndotje e madhe.

Zyrtarët kanë thënë se gjendja është ende e rrezikshme dhe po monitorohet pa ndërprerje. Po punohet për të zbuluar shkakun e shpërthimit dhe për të vendosur një rimorkiator që do të ndihmojë në zhvendosjen e anijes në një vend më të sigurt.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH