Bota

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Shkruar nga Liberale

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta,

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar me tone të ashpra pas sulmeve të fundit ruse në disa rajone të vendit, duke deklaruar se veprimet e Moskës tregojnë një gjendje të rëndë shpirtërore e morale: lodhje nga lufta, urrejtje dhe një dëshirë për të shkatërruar jetën e kombeve të tjera.

Në fjalimin e tij të mbrëmjes, të raportuar nga agjencia ukrainase UNN, Zelensky u ndal tek sulmi i dyfishtë i forcave ruse ndaj qytetit të Khersonit, që përfshiu edhe goditjen e ndërtesës së administratës rajonale – një objekt civil që është goditur disa herë më parë.

“Ky ishte një sulm demonstrativ. Asnjë kuptim ushtarak. Çdo sulm i tillë nuk ka lidhje me të ashtuquajturat ‘shkaqe rrënjësore’ të luftës për të cilat flet Moska. Ka të bëjë vetëm me urrejtjen e tyre të sëmurë,” tha ai.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH