Bota

Vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg, i afërmi i një tjetër viktime i hedh vaj të nxehtë në fytyrë

Shkruar nga Liberale.al
Vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg, i afërmi i

Vasile Frumuzache, i dyshuari kryesor për vrasjen e Denisa Maria Adas dhe për një krim tjetër të rëndë ndaj një prostitutë tjetër, është sulmuar brenda burgut nga një i burgosur tjetër, i afërm i viktimës së dytë, Ana Maria Andrei, e cila u zhduk dhe u vra në vitin 2024.

Agresori i ka hedhur vaj të valë në fytyrë Frumuzachet, duke i shkaktuar djegie të shkallës së parë dhe të dytë. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Pratos për trajtim. Prokurori Luca Tescaroli e ka cilësuar këtë sulm si një ngjarje shumë serioze dhe ka kritikuar autoritetet e burgut për mungesën e kontrollit dhe mbrojtjes ndaj Frumuzaches.

Ndërkohë, hetuesit kanë zbuluar prova të reja në banesën e Frumuzaches në Monsummano Terme, që ngrenë dyshime se mund të ketë edhe viktima të tjera, përveç dyshimeve për dy vrasjet e tashme. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që Frumuzache të jetë i përfshirë në një seri vrasjesh.

Një seancë dëgjimore për konfirmimin e urdhër-arrestit ndaj tij do të mbahet të shtunën në mëngjes. Ai akuzohet për vrasje të rëndë dhe fshehje të kufomës.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH