Tifozët izraelitë janë sulmuar në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes Ajax – Maccabi Tel Aviv.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, dhjetë të plagosur dhe tre të zhdukur është numri i deritanishëm i sulmit brutal që tifozët e Maccabi Tel Aviv pësuan në Amsterdam pas përfundimit të ndeshjes kundër Ajax.
Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme izraelite u bëri thirrje izraelitëve në Amsterdam që të qëndrojnë në hotelet e tyre.
“Shmangni udhëtimet në rrugë dhe mbylluni në hotelet tuaja. Shfaqja e simboleve izraelite dhe hebraike duhet të shmanget”, ishte direktiva e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.
Raportet nga Izraeli dhe Holanda thonë se ambasada izraelite në Amsterdam po ndihmon për t’i zhvendosur izraelitët të sigurt.
Qeveria e Netanyahut ka dërguar dy avionë për t’i riatdhesuar ata.
Siç njoftoi ushtria izraelite , ajo po dërgon dy avionë në Holandë në një mision “shpëtimi”, me mjekë dhe ekuipazhe shpëtimi në bord, në “koordinim me qeverinë holandeze”.
Në videot e sulmeve, persona të maskuar mund të dëgjohen duke bërtitur “Palestine e lirë”, ndërsa të tjerët mbajnë flamuj palestinezë.
Siç raportojnë holandezët, mes të plagosurve ka disa të lënduar me thikë, ndërsa disa për të shpëtuar nga turma e tërbuar u zhytën në ujërat e akullta të kanaleve që rrethojnë Amsterdamin.
Sipas mediave holandeze, shkak për shpërthimin e incidenteve janë bërë veprimet e izraelitëve, të cilët kanë grisur flamujt palestinezë që ishin varur nga dritaret e shtëpive.
BREAKING:
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 8, 2024
Mobs of Middle Eastern migrants are hunting Jews on the streets of Amsterdam tonight.
Israeli women are also beaten up by the crowds.
Netanyahu has sent 2 rescue planes to evacuate people ???????????????? pic.twitter.com/yorftsBLKx
Tifozët izraelitë, nga ana e tyre, denoncojnë një plan të organizuar. Ata pretendojnë se policia i la vetëm tifozët e Maccabi Tel Aviv dhe nuk ofroi asnjë shoqërim kur ata hipën në trena ose u nisën për në hotelet e tyre.
“Policia holandeze na shiti në mënyrë që arabët të na linçojnë”, tha një tifoz pasi mbërriti në aeroportin e Amsterdamit i plagosur dhe i mbuluar me gjak, sipas Jerusalem Post.
Benjamin Netanyahu kërkoi që autoritetet holandeze dhe forcat e sigurisë të veprojnë në një mënyrë “të menjëhershme” dhe “të fuqishme” dhe “të garantojnë sigurinë e qytetarëve tanë” pas incidentit “të tmerrshëm”, të cilin ai e trajton me “seriozitetin më të madh”.
Ministri izraelit i Sigurisë Itamar Ben Gvir pohoi përmes X se “tifozët që shkuan për të parë një ndeshje futbolli u sulmuan me një egërsi të paimagjinueshme thjesht sepse ishin hebrenj dhe izraelitë”.
Some horrifying "just anti-Zionism" in Amsterdam tonight as Israeli soccer fans are lynched by huge pro-Palestine mobs. Where are the police?! pic.twitter.com/HMwQgCwJMi
— Eitan Fischberger (@EFischberger) November 8, 2024