Bota

Urdhërarresti për Netanyahun/ Reagon Joe Biden: Kërkesa e Hagës, skandaloze!

Shkruar nga Liberale

Urdhërarresti për Netanyahun/ Reagon Joe Biden: Kërkesa e

Presidenti i SHBA, Joe Biden, e quan “skandaloze” kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant.

“Kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhër-arrest kundër udhëheqësve izraelitë është skandaloze. Dhe më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij’, thuhet në reagimin e Biden, thekson Biden.

Gjykata Penale Ndërkombëtare akuzon Benjamin Netanyahu, kryeministrin izraelit dhe Yahya Sinwar, liderin e Hamasit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas kryeprokurorit, urdhrat vijnë pasi ata duhet mbajnë përgjegjësi penale për krimet si shfarosjen e civilëve dhe jo vetëm, vrasjet, përdhunime dhe akte të tjera si dhe marrjen e pengjeve etj.

Poll
SHQIPENGLISH