Bota

TMERR në Itali/ 34-vjeçarin shqiptar e plagosin me thikë, (ndodhet në gjendje kritike për jetën)

Shkruar nga Liberale

TMERR në Itali/ 34-vjeçarin shqiptar e plagosin me thikë,

Një 34-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në Via Mulino da Capo di Giulianova të Italisë.

Sipas mediave italiane, sulmuesi e ka goditur shqiptarin me thikë kuzhine me një teh 17 cm në anën e majtë, ndërsa motivi i ngjarjes nuk dihet ende.

Policia është njoftuar nga banorët e zonës ku ndodhi ngjarja dhe kanë vepruar menjëherë duke bllokuar dhe arrestuar autorin si dhe duke i sekuestruar armën e ftohtë.

Shqiptari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ai është shtruar në repartin e reanimacionut dhe i është nënshtruar një operacioni.

Poll
SHQIPENGLISH