Bota

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të ndryshme historike

Shkruar nga Klerisa Azuni

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Autore: Klerisa Azuni

Në historinë njerëzore, disa shtete dhe perandori kanë dominuar skenën globale për periudha të gjata kohore, duke u bërë superfuqi falë kombinimit të fuqisë ushtarake, ekonomike dhe ndikimit kulturor. Ky shkrim synon të përcjelli një pasqyrë të fuqive që kanë dominuar ndër shekuj dhe epoka të gjata historike.

Antikiteti

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 8-të p.e.s., Asiria (përfshin pjesë të Irakut, Iranit, Turqisë dhe Sirisë së sotme) ishte superfuqia kryesore, falë ushtrisë së saj të fortë dhe aftësisë për të ndërtuar dhe administruar një perandori të madhe.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të 

Në shekullin e 7-të p.e.s., Babilonia ( Iraku i sotëm afër lumit Eufrat) dallohej për arritjet në shkencë, art dhe administrim.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Ndërsa në shekullin e 6-të p.e.s., Perandoria Achaemenid (Persia), me organizimin e saj administrativ dhe rrjetin e gjerë të rrugëve tregtare, dominoi rajonin.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 5-të p.e.s., Athina u bë e njohur për fuqinë e saj detare dhe kontributet e saj në filozofi, art dhe shkencë.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Perandoria e Aleksandrit të Madh (Maqedonia) në shekullin e 4-të p.e.s. krijoi një kulturë helenistike që ndikoi thellësisht botën e lashtë. Në shekujt e 3-të dhe 2-të p.e.s., Republika Romake u bë një superfuqi falë disiplinës ushtarake dhe infrastrukturës së avancuar. Ky dominim vazhdoi edhe në shekullin e 1-rë p.e.s., kur Roma u shndërrua në Perandori.

Epoka e Re

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Nga shekulli i 1-rë deri në shekullin e 4-të, Perandoria Romake mbeti superfuqia kryesore, falë aftësisë për të integruar kultura të ndryshme dhe për të mbajtur një administratë të fortë mbi një territor të gjerë.

Mesjeta

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekujt e 5-të dhe 6-të, Perandoria Bizantine (lindore) ishte një fuqi e madhe falë pozitës strategjike dhe trashëgimisë kulturore.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të                   Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 7-të, Kalifati Rashidun dhe në shekujt e 8-të, 9-të dhe 10-të, Kalifati Abbasidishin qendrat e shkencës, teknologjisë dhe kulturës islame.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekujt e 13-të dhe 14-të, Perandoria Mongole krijoi perandorinë më të madhe tokësore në histori përmes aftësive të saj luftarake dhe strategjive të avancuara ushtarake.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 15-të, Perandoria Otomane u bë një superfuqi falë zgjerimit të saj të shpejtë në Evropë dhe Azinë e Vogël.

Epoka Moderne e Hershme

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 16-të, Perandoria Spanjolle dominoi botën me një perandori që shtrihej në katër kontinente, falë flotës së saj të fuqishme dhe zbulimeve të reja gjeografike.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 17-të, Perandoria Franceze nën mbretër si Louis XIV u bë një fuqi dominuese në Evropë përmes fuqisë ushtarake dhe ekonomike.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 18-të, Perandoria Britanike u shndërrua në një superfuqi globale përmes kolonizimit dhe fuqisë detare.

Epoka Moderne

Në shekullin e 19-të, Perandoria Britanike vazhdoi dominimin e saj falë Revolucionit Industrial që e bëri atë qendrën ekonomike dhe teknologjike të botës.

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 20-të, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë superfuqia kryesore pas Luftës së Dytë Botërore, përmes fuqisë së saj ekonomike, ushtarake dhe ndikimit kulturor global.

Epoka Bashkëkohore

Superfuqitë botërore gjatë shekujve dhe periudhave të

Në shekullin e 21-të, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një superfuqi dominuese përmes inovacionit teknologjik dhe fuqisë ushtarake. Ndërkohë, Kina po sfidon këtë dominim përmes rritjes së saj ekonomike dhe fuqisë në rritje teknologjike dhe ushtarake.

Këto superfuqi kanë formësuar historinë globale dhe kanë ndikuar thellësisht në zhvillimet ekonomike, politike dhe kulturore të botës. /LIBERALE.AL

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH