Bota

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Shkruar nga Liberale.al

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh

Një koincidencë e rrallë dhe tronditëse ka tronditur opinionin publik pas aksidentit ajror tragjik të linjës Air India, ku një avion Boeing 787 me 242 persona në bord u rrëzua mbi disa ndërtesa në Indi, duke shkaktuar humbjen e jetës së të gjithë pasagjerëve – përveç njërit. I vetmi i mbijetuar ishte Ramesh, i ulur në sediljen 11A.

Lajmi ka tërhequr vëmendjen e këngëtarit tajlandez Loychusak, i cili zbuloi për mediat se 25 vite më parë, më 11 dhjetor 1998, ai ishte i vetmi që mbijetoi nga një tjetër aksident ajror – fluturimi TG261 i Thai Airways – dhe edhe ai ishte ulur në sediljen 11A.

“Kur lexova lajmin për aksidentin në Indi dhe pashë që i vetmi i mbijetuar ishte në 11A, më rrëshqiti gjaku nga fytyra. Nuk është një rastësi që mund ta injorosh lehtë”, tha ai për mediat tajlandeze, duke rikthyer në vëmendje traumën e thellë që kishte kaluar.

Aksidenti i vitit 1998 ndodhi gjatë një uljeje në kushte të këqija atmosferike në Surat Thani të Tajlandës, ku nga 146 persona në bord, humbën jetën 101. Loychusak u shpëtua nga rrënojat, por plagët e atij momenti mbetën të gjalla në shpirtin e tij për shumë vite.

“Për 10 vjet nuk hipa më në avion. Më mungonte fryma, ndihesha sikur isha ende në ato momente. Heshtja ime nuk ishte thjesht frikë – ishte mbijetesa që kishte lënë shenjë. Shikoja nga dritarja me ankth dhe nuk lejoja askënd ta mbyllte.”

Rrëfimi i tij vazhdon me dhimbje:
“Ende mbaj mend tingujt… krismat… aromën e djegies dhe shijen e ujit të ndotur të kënetës ku u rrëzua avioni. Disa kujtime nuk të lënë kurrë.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH