Bota

Paralajmëron eksperti i OKB në lidhje me Gazën: Shqetësimi i vërtetë ekziston për sëmundjet mendore

Shkruar nga Liberale

Paralajmëron eksperti i OKB në lidhje me Gazën: Shqetësimi i

OKB ka paralajmëruar se ekziston rreziku që sëmundjet mendore të manifestohen pas disa vitesh në mesin e banorëve të Gazës për shkak të konfliktit aktual.

“Sigurisht, ne e shohim dëmtimin fizik dhe e vlerësojmë ashpërsinë e tij. Por, shqetësimi i vërtetë ekziston për sëmundjet mendore”, tha Tlaleng Mofokeng, raportues special i OKB-së për shëndetin.

UNICEF ka njoftuar se mbi 17 mijë palestinezë janë ndarë nga familjet e tyre gjatë konfliktit dhe pothuajse të gjithë ata kanë nevojë për mbështetje.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore palestineze thonë se më shumë se 34 mijë njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023.

Gjithashtu, izraelitët akuzohen edhe se kanë shkatërruar spitalet në të gjithë territorin palestinez dhe i kanë përdorur ato për qëllime ushtarake.

“Sistemi shëndetësor në Gazë është shkatërruar plotësisht dhe bashkë me të edhe e drejta për shëndet”, tha Mofokeng.

Ndryshe, eksperti i OKB-së është shprehur i shqetësuar edhe për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve të shkaktuara nga uji dhe ajri, mungesa e furnizimeve mjekësore dhe shërbimeve të shëndetit riprodhues e mendor.

Poll
SHQIPENGLISH