Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha këtë të enjte se hipokrizia dhe gënjeshtra po shfaqen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke shtuar se akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocid në Gaza mund të ndodhin vetëm në një botë të kthyer përmbys.
“Ne luftojmë terroristët, luftojmë gënjeshtrat”, tha Netanyahu. “Sot pamë një botë të kthyer përmbys. Izraeli akuzohet për gjenocid, ndërsa lufton kundër gjenocidit”.
“Izraeli po lufton terroristët vrasës, të cilët kryen krime kundër njerëzimit: ata therën, përdhunuan, dogjën, copëtuan, prenë kokat, fëmijë, gra, të moshuar, të rinj dhe gra”, shtoi ai.
“Hipokrizia e afrikano-jugorëve arrin deri në qiell”, tha Netanyahu. “Ku ishte Afrika e Jugut kur miliona njerëz u vranë ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Siri dhe Jemen, nga kush? Nga aleatët e Hamasit”.
Kreu i qeverisë izraelite vuri në dukje se Izraeli do të ruajë të drejtën e vetëmbrojtjes derisa të arrijë një “fitore totale”.