Maqedoni

Mes tensionesh, votohet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, ja përbërja e koalicionit

Shkruar nga Liberale
Mes tensionesh, votohet qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, ja

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër” kanë votuar për Qeverinë e re, kryetar i së cilës do të jetë Hristijan Mickoski.

Qeveria e re përbëhet nga OBRM-PDUKM, koalicioni VLEN dhe partia “ZNAM”.

Kundër Qeverisë së re votuan deputetët e LSDM-së dhe “Të Majtës”, ndërsa ata të Frontit Europian e lëshuan Kuvendit para votimit të Qeverisë së re.

Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara.
Qeveria e Mickoskit do të ketë 5 zëvendëskryeministra, njëri prej të cilëve do të jetë zëvendëskryeministër i parë.

OBRM-PDUKM do të udhëheqë me 15 departamente, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH