Maqedoni

Kërkohet shkarkimi i 4 ministrave në Shkup, vijojnë përplasjet për gjuhën shqipe

Shkruar nga Liberale

Kërkohet shkarkimi i 4 ministrave në Shkup, vijojnë

Pas pushimeve të fundvitit, politika e nisi vitin 2025, aty ku e la. Fronti Europian dorëzoi interpelancë për katër ministra të kabinetit "Mickoski".

Para deputetëve do të jetë propozimi për shkarkimin e Izet Mexhitit, Pançe Toshkovskit, Ivan Stoilkoviçit dhe Astrit Isenit.

 “Pres nga opozita sulme që do të polarizojnë. Pres që të nxisin ndjenja të mosdurimit ndëretnik, por mendoj se kjo do të jetë e kotë dhe e pasuksesshme, dhe kjo përpjekje do të përfundojë si një dështim. Pres kritika që janë të pabazuara dhe që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Mirë, por kjo është opozita jonë në këtë moment. Shpresoj që të nxjerrin mësim dhe shumë shpejt të bëjnë ristrukturim programor, por edhe të freskohen me kuadro, sepse aty vërtet shohim njerëz joseriozë. Ne kemi një kujtesë institucionale dhe e dimë shumë mirë se çfarë kanë bërë ata në të kaluarën”, Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV.

Por nga partia shqiptare BDI vazhdojnë të insistojnë se pushteti aktual ka si synim që të degradojë statusin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Kuvendi do të duhet të vendosë në rend të ditës interpelancat e dorëzuara nga Fronti Evropian në seancën e parë të janarit. Gjasat që kjo iniciativë të kalojë janë minimale, por edhe kjo interpelancë ka të bëjë me temë ndëretnike. Fërkimet mes dy komuniteteve më të mëdha të motivuar nga partitë politike filluan gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit parlamentare, e po vazhdojnë edhe katër muaj pas formimit të qeverisë së re.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH