Maqedoni

Iu referua vendit si Maqedoni pa ‘e Veriut', gjesti i Presidentes gjatë betimit! Mediet greke japin alarmin: U zhbë marrëveshja e Prespës

Shkruar nga Liberale

Iu referua vendit si Maqedoni pa ‘e Veriut', gjesti i Presidentes

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit të sotëm e quajti vendin "Maqedoni”, edhe pse në tekstin e betimit, të cilin e lexoi kryetari i Kuvendit në largim Jovan Mitreski, i bëri thirrje që vendit t’i referohej si “Maqedonia e Veriut”.

Ambasadorja e Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Sofia Filipidu, e ftuar në seancë, u largua në shenjë proteste për faktin se kjo e fundit gjatë betimit i referohej vendit si “Maqedoni”.

Mediat greke e kanë komentuar gjerësisht këtë akt, duke thënë se periudha e nacionalizmit në Maqedoninë e Veriut sapo ka filluar.

“Me këtë veprim të presidentes, u hodh poshtë marrëveshja e Prespës për emërtimin e vendit”, komentuan mediat.
71-vjeçarja Gordana Silianovska u zgjodh presidente e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 8 majit, si kandidate e VMRO-DPMNE-së, duke mposhtur presidentin aktual Stevo Pentarovski.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH