Mali i Zi është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu, duke shkaktuar dhe dëme të shumta materiale.
Në video të publikuara në rrjete sociale shihet se të prekura janë Ulqini, Tivari, dhe Tuzi.
Disa shtëpi janë përmbytur, ndërsa në një familje rrufeja goditi dhe vrau pesë lopë.
“Pesë lopë u goditën, të gjitha ngordhën në livadh”, është shprehur një banor i zonës.
Ekipet e shpëtimit në Zhabljak kanë dalë në terren menjëherë pas ndërprerjes së shiut dhe po punojnë për riparimin e dëmeve të shumta.