Mal i Zi

Mali i Zi, analistët të shqetësuar për riorganizimin e qeverisë me përfaqësues pro-serbë dhe pro-rusë

Shkruar nga Liberale
Mali i Zi, analistët të shqetësuar për riorganizimin e

Analistët në Malin e Zi thonë se riorganizimi i qeverisë me përfaqësues të partive pro-serbe dhe pro-ruse, që pritet të bëhet muajve në vijim, paraqet shqetësim për të ardhmen e vendit. Kjo lëvizje sipas tyre, do të ndikojë negativisht në procesin e integrimit evropian të vendit.

Riorganizimi i qeverisë së Malit të Zi dhe përfshirja në të e përfaqësuesve të partive pro-serbe dhe pro-ruse, që pritet të bëhet ditëve në vijim, sipas analistëve mund të ndikojë negativisht në procesin e integrimeve evropiane. Shqetësimi është edhe më i madh pasi përfaqësuesit e këtyre partive u kundërvihen vlerave euroatlantike.

Analisti Ismet Kallaba vë në dukje rikthimin e nacionalizmit nëpër institucione me deklarata dhe veprime të ndryshme.

“Nëse deri në gusht të vitit 2020 luftën e tyre e kanë zhvilluar jashtë sistemit duke mos qenë në pushtet, nga ky vit duke hyrë në pushtet bëjnë luftë nga brenda dhe e kanë më të lehtë. Për çdo ditë jemi dëshmitarë të deklaratave dhe veprimeve të ndryshme të partive pro-serbe dhe pro-ruse”, tha zoti Kallaba.

Analistja Suzana Ganiç vlerëson se riorganizimi i qeverisë mund të ngadalësojë, por jo edhe të ndalojë procesin e integrimit.

“Sa i përket riorganizimit të qeverisë vlerësoj se Mali i Zi nuk do e ndryshojë rrugën evropiane pasi ka një mbështetje të madhe të qytetarëve, por mund ta ngadalësojë procesin e integrimit”, tha zonja Ganiç.

Këtë qëndrim sipas zonjës Suzana Ganiç e pasqyroi më së miri takimi i para disa ditëve mes udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Dodik dhe Mandiç, në parlamentin e Malit të Zi ku sipas saj demonstruan një gjest politik me të cilin duan t'i dërgojnë një mesazh publikut se do të punojnë me përkushtim për të krijuar "botën serbe".

“Vizitën e Dodikut në Malin e Zi mund ta cilësojmë si një shfaqje teatrale, ku u prit me protesta nga qytetarët. Ai erdhi në Podgoricë për të përcjellë mesazhe të caktuara nga bota ruse dhe serbe”, tha zonja Ganiç.

Ndërkaq, analisti Ismet Kallaba tha se vizita Dodik në Podgoricë ishte në shërbim të interesave të botës serbe.

“Në këtë kontekst do të përmendja edhe vizitën e fundit të kryetarit të entitetit serb në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik, i cili ndër të tjera shpalosi hapur duke i ofruar Malit të Zi marrëveshjen për lidhje të veçanta që në një farë mënyre është jetësim i projektit të ashtuquajtur 'bota serbe'", tha zoti Kallaba.

Veprimet e përfaqësueseve të partive pro-ruse dhe pro-serbe, sipas analistit Kallaba në vazhdimësi po krijojnë incidenti diplomatike me shtetet fqinje

“Janë kundër politikave të fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor duke na përkujtuar retoriken nacionaliste, që është përdorur në vitet 90”, tha zoti Kallaba.

Uashingtoni zyrtar dhe Bashkimi Europian janë shprehur shumë të shqetësuar dhe kundërshtues për përfshirjen në qeveri të partive që janë nën ndikimin rus. Kjo sipas tyre mund të ndikojë në marrëdhëniet ndëretnike në Malin e Zi dhe në qëndrueshmërinë në rajon. /VOA/

Liberale Newsroom

Diplomati dhe intelektual i klasit "A", Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve '90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

"U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina" - shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. "Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total" -  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë e të virtytshëm. 

SHQIPENGLISH