Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Malin e Zi, ku 3 shqiptarë janë dhunuar nga 8 persona të veshur me uniformë ushtarake.
Aktualisht Policia e Herceg Novit po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar.
8 autorët dyshohet se janë serbë nga Bosnje Hercegovina. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata i kanë dhunuar pasi i kanë dëgjuar të flasin shqip
Ende nuk ka detaje të tjera për këtë ngjarje, por mësohet se ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka marrë kontakt me ministra të Qeverise së Malit të Zi. Ministri Balla ka kërkuar informacion lidhur me këtë ngjarje të ndodhur Herceg Novi.