Mal i Zi

DETAJE nga ekzekutimi i Edmond Mustafës, arrestohet një person

Shkruar nga Liberale

DETAJE nga ekzekutimi i Edmond Mustafës, arrestohet një person

Detaje të reja janë zbuluar nga mediet malazeze, në lidhje me vrasjen e Edmond Mustafës në Tivar, për të cilin raportohet se është pjesëtar i një bande kriminale.

Sipas Vijesti, 37 vjeçari është ekzekutuar pranë një banke tregtare. Pasi ka qëlluar Mustafën, autori është larguar me motoçikletë në rrugën “Marshall Tito”.

Policia po ndërmerr taktika të gjera operative dhe masa e veprime teknike për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

“Në polici është shoqëruar një person, që dyshohet se ka gisht në vrasje. Efektivët janë duke e marrë në pyetje të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën Maršala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.

Policia komunale ende po drejton trafikun dhe nuk lejon ndalimin në atë rrugë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH