Rusia nuk kërkon paqe me Ukrainën, por vetëm dorëzim të plotë dhe pa kushte për Kievin. Ky është përfundimi i analizës studimore të bërë nga Instituti për Studimin e Luftës me qendër në Shtetet e Bashkuara.
Deklaratat e fundit nga Kremlini vazhdojnë të tregojnë se Rusia është jofleksibile në negociata dhe nuk do të marrë pjesë në një samit të dytë të paqes sepse kushtet e tij nuk janë të pranueshme duke pasur parasysh kërkesat e Moskës.
Për sa i përket mbajtjes së një tjetër samiti paqeje nga Volodymyr Zelenskyy, ka reaguar edhe Kremlini. Sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, “samiti i parë i paqes nuk ishte aspak një samit i paqes, kështu që ne duhet të kuptojmë se çfarë ka në mendje” Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kur flet për një samit të dytë të paqes. Reagimin e tij, Peskov e bëri për agjencinë ruse të lajmeve Tass.