Qendrat e votimit janë hapur në të gjitha lokacionet në Kosovë.
I pari ka votuar kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në Pejë.
Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi, ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin për të votuar dhe ka bërë thirrje për një proces paqësor dhe demokratik.
Radoniqi ka dhënë detaje edhe për votimin nga diaspora.
“Tash i kemi të dhënat për Amerikën dhe Kanadanë. Diku mbi 15 mijë kanë votuar në misionet diplomatike atje. Gjithçka është gati. KQZ është në detyrë dhe shpresojmë për një ditë festive”, tha Radoniqi pas votimit në Pejë.
Mbi 2 milionë qytetarë, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë të drejtë vote.