Kosova

Vetëm dy orë nga nisja e procesit zgjedhor/ Cënuan lirinë e votës, ndalohen pesë persona në Kosovë

Shkruar nga Liberale

Vetëm dy orë nga nisja e procesit zgjedhor/ Cënuan lirinë e

Pesë persona janë ndaluar në Kosovë për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, sipas një deklarate nga Prokurori i Shtetit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndara lidhur me këtë vepër penale, pas pranimit të informacione nga qytetarët për shkelje zgjedhore.

“Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit tha se ka angazhuar afër 100 prokurorë dhe staf të sistemit prokurorial për procesin zgjedhor, në mënyrë që të procedohet çdo parregullsi e mundshme në zgjedhje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH