Kosova

TRONDITËSE/ Gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçares në autostradën “Arbën Xhaferi”

Shkruar nga Liberale

TRONDITËSE/ Gjendet trupi i pajetë i 23-vjeçares në

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Kosovë, ku një vajzë e moshës 23-vjeçare është gjetur e pajetë në autostradën “Arbën Xhaferi”, në aksin Ferizaj – Prishtinë. Sipas informacioneve të policisë, viktima është shtetase nga Ukraina.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet. Kryeprokurori Shukri Jashari, tha për Klankosova.tv se po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

“Akoma nuk dihen ende dyshimet apo shkaqet e rastit, sepse jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha Jashari për Klankosova.tv

“Do të bëhen të ditura me kohë detajet e reja”, shtoi ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH