Kosova

Të arrestuarit në Serbi, Kurti sqaron situatën: Kemi kërkuar ekstradimin e shtetasve tanë

Shkruar nga Liberale

Të arrestuarit në Serbi, Kurti sqaron situatën: Kemi kërkuar

Kosova ka kërkuar ekstradimin e Nezir Mehmetajt i arrestuar në Serbi për krime lufte.

Kryeministri i Kosovës ka përmendur edhe Petrit Dulën i cili u dënua padrejtësisht.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në dritë të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në dritë të rrugës së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, kishte kërkuar transferimin e Petrit Dulës dhe Neziraj Mehmetajt nga autoritet e Serbisë. Përgjigje nuk kemi pranuar kurrë, vetëm lajme për vazhdim të procesit gjyqësor kundër dy shtetasve tanë”, tha Kurti.

Ndërkohë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur që do kërkojë ekstradim edhe për Hasan Dakajn i arrestuar në pikën kufitare të Merdares javën e shkuar, por që Serbia refuzon komunikimin.

“Përkundër faktit që ne kemi kryer të gjitha obligimet tona nuk presim reflektim nga ana e Serbisë. Por, këtu thërras që partnerët tanë ndërkombëtarë të bëjnë shumë më shumë presion ndaj Serbisë”, tha Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Derisa gjendja shëndetësore e tre të arrestuarve nga Serbia thuhet se është e mirë, kreu i qeverisë e cilëson këtë si metodë e vjetër e Serbisë për të keqtrajtuar qytetarët e Kosovës.

“Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është hera e parë dhe as nuk paraqet një rast të izoluar. Kjo është sjellje e qëllimshme dashakeqe e Serbisë, që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Kurti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH