Kosova

Tarifat, Osmani kundër Kurtit: Turp i madh. T’i heqim tarifat për SHBA, siç nuk kemi për Serbinë

Shkruar nga Liberale

Tarifat, Osmani kundër Kurtit: Turp i madh. T’i heqim tarifat

“Zero tarifa kundër Serbisë dhe ende asnjë lëvizje nga qeveria për të hequr tarifat ndaj SHBA-ve. Nuk ka turp më të madh.”

Kjo ka qenë deklarata e fundit e presidentes Osmani për Klan Kosova, duke evidentuar edhe njëherë përplasjen me Albin Kurtin në kulmin e diskutimeve për formimin e qeverisë së re.
Ajo ka theksuar edhe njëherë se komunikimi me Kurtin është bërë përmes letrave, pra rrugës institucionale, dhe jo me email, sic u akuzua nga Hekuran Murati, ish ministër i Financave i qeverisë Kurti 2, njëherësh nje nga njerëzit më të besuar te tij.

“Kjo s’ka të bëjë me çështje fiskale, kjo ka të bëjë me aleanca strategjike. Llogariteni, sot në prill 2025, Kosova ka zero tarifa ndaj Serbisë, kurse i ka vënë tarifa aleatit të vet ekzistencial, SHBA-së, për mua kjo është turp, nuk ka turp më të madh.”

Osmani akuzoi qeverinë e udhëhequr nga Kurti për një kurs të pashpjegueshëm afrimi me Serbinë, teksa paralelisht aplikohet tarifa 10 për qind ndaj shtetit që garantoi vetë ekzistencën e Republikës.

Presidentja theksoi se propozimi i saj, i artikuluar në interes të Kosovës do duhet të mirëpritej.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH