Kosova

"Shqipëria, më shumë përkrahje se kushdo tjetër" flet Albin Kurti nga Gjilani

Shkruar nga Liberale

"Shqipëria, më shumë përkrahje se kushdo

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe qëndron pranë Kosovës dhe se çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë. Nga Gjilani, kryeministri Kurti ka thënë se pret përkrahje nga Shqipëria më shumë se nga kushdo tjetër.

Albin Kurti: Ne presim prej Republikës së Shqipërisë gjithnjë më shumë e më mirë se sa nga kushdo tjetër dhe në këtë vit kemi plane se si bashkëpunimin tone ta shtojmë në çdo aspekt.

Ndërsa kur u pyet për ndonjë takim të mundshëm me palën serbe, ai tha se do të udhëtojë në Bruksel vetëm nëse do të ketë nënshkrim të marrëveshjeve.

Albin Kurti: Kemi diskutuar temat të cilat janë të dialogut dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes, por nuk më është thënë që do të ketë ftesë për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Kurti ka shtuar se normalizimi duhet të bëhet, por nuk mund të arrihet njëanshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin e tij se Kosova ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Albin Kurti: Ne jemi partner, aleat edhe miq.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zhvillimet e fundit rreth dinarit kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH