Kosova

Prishtinë, stilisti i njohur plagos me thikë bashkëshorten dhe më pas vret veten

Shkruar nga Liberale
Prishtinë, stilisti i njohur plagos me thikë bashkëshorten dhe

 

Një ngjarje tragjike është raportuar mesditën e sotme në Prishtinë, ku një 34-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten.

- Advertisement -

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka treguar se informacionet e para për dy persona të lënduar i kanë marrë në orën 15:00 dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e rastit, së bashku me mjekët emergjentë.

Sipas raportimeve 30-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa për 34-vjeçarin mjekët thonë se ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

 

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH