Vetëm pak momente më parë raportohet se është gjetur pa shenja jete një person në Pejë. Ai është gjetur u vdekur në banesën e tij bëri të ditur policia rajonale.
Mësohet se personi që u gjet pa shenja jete është, Mitëhat Lipa.
Zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur të dielen rreth orë 15:30 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë.
“Sot me datë 25.08.2024, rreth orës 15:30, Policia është njoftuar se në një banesë në rrugen ” Lekë Dukagjini” në Pejë, një person është pa shenja jete.
Në një ngjarje tjetër një i moshuar raportohet se ka vdekur në njërën nga qendrat e masazhit, në Prishtinë. Bëhet fjalë për një burrë rreth moshës 60 vjeçar.
Sipas Sinjalit, rasti ka ndodhur në “Queen Massage”, në Dragodan.
Vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.
Policia deri me tani nuk kanë dhënë detaje shtesë. Në vend të ngjarjes, janë gjetur edhe disa vajza që punojnë në qendrën e masazhit, “Queen Massage”.