Kosova

Ndëshkimi i UEFA-s/ Kosova humb 3-0 ndeshjen në tavolinë, ‘gjobë e majme’ për Rumaninë

Shkruar nga Liberale

Ndëshkimi i UEFA-s/ Kosova humb 3-0 ndeshjen në tavolinë,

UEFA dënoi Kosovën të humbasë ndeshjen e Ligës së Kombeve në Rumani, teksa refuzoi të luante në minutat shtesë, kur rezultati ishte 0-0, pasi u dëgjuan në stadium thirrje pro Serbisë.
Braktisja e fushës nga lojtarët e Kosovës megjithatë ishte një vendim që nuk mund të gjykohet nga pikëpamja sportive. Nuk dihet nëse Kosova pas këtij vendimi do ti drejtohet KAS, Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Rumanisë iu dha fitorja 3-0 për ndeshjen në Bukuresht të premten e kaluar, megjithëse skuadra vendase u dënua nga UEFA që të luajë pa tifozë ndeshjen e saj të parë në shtëpi në grupin kualifikues të Kupës së Botës vitin e ardhshëm. Ky ishte ndëshkimi për thirrjet "raciste" nga tifozët rumunë që targetonin Hungarinë fqinje.

Rezultati i paracaktuar dhe dhënia e tre pikëve për Rumaninë, nuk ndikuan në renditjen përfundimtare në grupin e Ligës së Kombeve të nivelit të tretë. Edhe një fitore e paracaktuar 3-0 për Kosovën, duke barazuar të dyja skuadrat në 15 pikë, do ta linte Rumaninë në krye të renditjes në një barazim të diferencës së përgjithshme të golave.

UEFA gjithashtu gjobiti Federatën Rumune të Futbollit me një total prej 128,000 euro (135,000 dollarë) për një sërë akuzash në lidhje me "thirrjet ksenofobike anti-hungareze", "mesazhet provokuese politike të papërshtatshme për një ngjarje sportive" dhe shqetësimin e himneve kombëtare.

Shteti i Rumanisë nuk e njeh shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia.
Ndeshja në Bukuresht u ndërpre në kohë shtesë. Pati përleshje mes lojtarëve të të dyja palëve dhe ekipi i Kosovës u largua nga fusha.

Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH