Kosova

ÇFARË NDODHI?! Bëri krenarë të gjithë shqiptarët, Kim vendos të largohet papritur nga "American Idol" 

Shkruar nga Liberale

ÇFARË NDODHI?! Bëri krenarë të gjithë

Kim, djali nga Kosova, me pjesëmarrjen e tij në ‘American Idol’ bëri krenarë të gjithë shqiptarët, pasi mahniti jurinë jo vetëm me zërin e tij, por edhe me historinë personale, si dhe rrëfimin për luftën në Kosovë.

Së fundmi ai ka bërë një njoftim, ku thotë se është tërhequr papritur nga gara, me dëshirën e tij.

“Dua t’ju njoftoj the gjithve se nuk do të performoj në javën e Hollywood. Jam shumë mirënjohës i American Idol që më dha mundësinë të ndaj historinë time dhe të lidhem me njerëz nga e gjithë bota.

Kam takuar disa njerëz të jashtëzakonshëm gjatë procesit dhe ju jam shumë mirënjohës të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Kjo ishte një ëndërr e realizuar dhe nuk do të ishte e mundur pa ju. Ju lutemi vazhdoni te me mbeshtetni pasi qe ky është vetëm fillimi. Ka shumë më tepër nga Kimi për të ardhur. Ju dua të gjithëve.  ”, ka shkruar ai. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH