Kosova

E RËNDË/ 26-vjeçarin shqiptar e godasin me th*kë dhe e hidhin në mes të rrugës, ndërron jetë në spital

Shkruar nga Liberale

E RËNDË/ 26-vjeçarin shqiptar e godasin me th*kë dhe e

Një 26-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në mënyrë tragjike. 

Mediet kosvare raportojnë se i riu është goditur me thikë dhe më pas është hedhur nga një makinë në mes të rrugës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për KosovaPress se viktima A.TH. ka ndërruar jetë derisa ishte për trajtim në repartin intensiv.

“Sot më datë 7 korrik 2024 rreth orës 21:00 nga reparti i intensives i QKUK-së, policia është njoftuar se viktima A.TH., mashkull 26-vjeçar, ka ndërruar jetë”, tha Bytyqi.

Policia fillimisht u vu në dijeni për ngjarjen nga qytetarët, të cilët njoftuan autoritetet se kanë parë një njeri të shtrirë në tokë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH