Kosova

Dhunuan 11 vjeçaren në Prishtinë, 8 të akuzuarit dënohen me 62 vite burgim

Shkruar nga Liberale

Dhunuan 11 vjeçaren në Prishtinë, 8 të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër tetë të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S.

Sipas një njoftimi të Gjykatës bëhet e ditur se të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 12 viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej 10 vitesh,  secili veç e veç.

“I akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit.

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri ne plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se të akuzuarit janë obliguar të kompensojnë shpenzimet e procedurës penale, ndërsa pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për kërkesën pasurore. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH