Kosova

Dënohet me 17 vite burg vëllai i reperit shqiptar, vrau një person në vitin 2022

Shkruar nga Liberale

Dënohet me 17 vite burg vëllai i reperit shqiptar, vrau një

Qëndrim Januzi është shpallur fajtor për vrasje të rëndë dhe është dënuar me 17 vite burg.

Sipas medieve në Kosovë, vendimi është marrë sot nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Sipas aktgjykimit të lexuar nga gjyqtari Habib Zeqiri, "Januzit iu shqiptua një dënim unik prej 17 viteve burgim: 16 vite për vrasje të rëndë dhe një vit për armëmbajtje pa leje. Të njëjtit i është konfiskuar arma në mënyrë të përhershme."

Vëllai i reperit Betim Januzi, i njohur ndryshe si ‘Buta’, akuzohet nga Prokuroria në Ferizaj për vrasjen e Gazmend Hysenit, të cilin dyshohet se e ka qëlluar me gjashtë plumba në Ferizaj në 28 Maj të vitit 2022.

Kujtojmë se i akuzuari nuk e kishte mohuar vrasjen, por nuk ishte pajtuar me cilësimin juridik që i kishte bërë Prokuroria. I akuzuari Qëndrim Januzi ndodhet në paraburgim që nga ndodhja e ngjarjes, me kërkesë të Prokurorisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH