Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet paraprake të partive politike në zgjedhjet e 9 shkurtit nga numërimi i të gjitha vendvotimeve.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342.281 vota apo 40.80%.
Partia Demokratike ka marrë 184.811 apo 22.03 %
Lidhja Demokratike ka marrë 147.888 apo 17.63 %.
Koalicioni AAK – Nisma ka marrë 62588 apo 7.46 %.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
Gjatë ditës së sotme, KQZ-ja bëri të ditur se ka numëruar 92.73 për qind edhe të votave për kandidatët për deputetë.