Kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA e shqetësuar me disa zgjidhje politike që bëri qeveria Kurti

Shkruar nga Liberale
Ambasadori amerikan në Kosovë: SHBA e shqetësuar me disa zgjidhje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier gjatë një vizite në Gjakovë rikonfirmoi mbështetjen amerikane për Kosovën.

Megjithatë, ai para mediave tha se SHBA-të por edhe partnerët tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë qeveria “Kurti”.

“Sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së, nganjëherë ndiej se të gjithë doni të jeni psikiatër dhe të diagnostikoni ndonjë sëmundje mendore. Ka shumë njerëz të cilët kalojnë shumë kohë duke u brengosur për këtë çështje, do ta them atë që e them gjithmonë. Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt gjithmonë.

Kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me ta dhe do të jemi. Kjo nuk nënkupton që duhet të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës. Nuk është e fshehtë se qeveria ime bashkë me disa prej partnerëve që punojmë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia e BE-ja kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti”, u shpreh ai para mediave.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH