Pedagogu nga Kosova, Xhevat Krasniqi ka hedhur poshtë akuzat për ngacmim seksual nga dhjetëra studente, duke i konsideruar si të pavërteta.
Bëhet me dije se ai ka thënë se vajzat vijnë me fustan në shkollë gjatë verës, që të kopjojnë dhe se ai i pyet se ‘çfarë kanë në këmbë’, për kopjen dhe jo me konotacion tjetër, ashtu siç prtendojnë studentet.
“Krejt këmbët i shkruajnë gjatë verës me fustan për të kopjuar, e unë s’flas për këtë. Shkoj e i shikoj e më thonë, ‘pse më shikon’. Unë i pyes çfarë ke aty, dhe jo çfarë ke nën fustan”, ka deklaruar ai.
“Ti mu më ke thënë kam be të bo masazh. Pikë. Të kam pa me sy dhe të kam ndi me vesh, mos u kap me lojëra fjalësh. Ti na shkaktu trauma. Nuk mjafton falja, edhe prindërve tanë u ke shkaktuar stres”, i drejtohet një studente pedagogut, ndërsa studentët e tjerë i thonë se duhet të kërkojë falje dhe të ikë nga puna.