Kosova

"Humbi në kumar"/ BILD: Kosovari e vrau reperin me origjinë serbe për një borxh prej 15 mijë eurosh

Shkruar nga Liberale

"Humbi në kumar"/ BILD: Kosovari e vrau reperin me origjinë

Një borxh prej 15 mijë eurosh dyshohet se ka qenë shkaku pse shtetasi nga  Kosova, Rrustem Llapi e qëlloi për vdekje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M.

Tabloidi gjerman, "Bild" shkruan se të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”, shkruajnë mediat e Kosovës.

“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me pantallona të kuqe në Dyseldorf”, shkruan gazeta gjermane.

Prokuroria është duke hetuar prapavijën e krimit. “Sfondi i krimit është ende objekt i hetimit”, tha prokurori publik Martin Stucker për gazetën Express.de.

Pas hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva. Mediat gjermane shkruajnë se vepra penale ndaj tij mund të jetë vrasje ose vrasje e rëndë.

Rasti i cilësimit të vrasjes së rëndë, ndoshta varet edhe nga fakti nëse mund të vërtetohet se autori ka hyrë në restorant me qëllim për ta vrarë viktimën dhe për këtë arsye mbante me vete armë. Të hënën, 52-vjeçari u soll para gjykatësit. Ai u mbrojt në heshtje.

Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se viktima Aleksandar M. ishte edhe reper dhe i pëlqente të prezantohej në internet si ” gangster” i vërtetë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH