Bota

I rrëmbyer 2 vjet nga Hamasi, vdes 86-vjeçari izraelit

Shkruar nga Liberale

I rrëmbyer 2 vjet nga Hamasi, vdes 86-vjeçari izraelit

Një 80-vjeçar izraelit i rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023, vdiq ndërsa ishte në paraburgim në Rripin e Gazës, njoftoi Kibbutz Kissufin në jug të Izraelit, ku jetonte pengu.

“Me zemër të rënduar, ne, morëm këtë mëngjes lajmin për vrasjen e mikut tonë të dashur Shlomo Mansour, 86 vjeç, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij në Kibbutz Kissufin gjatë sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor 2023”, thuhet në një deklaratë.

Ushtria izraelite konfirmoi se informoi sot familjen e Mansurit se “ai u vra nga organizata terroriste Hamas më 7 tetor 2023 dhe trupi i tij mbeti në Rripin e Gazës”.

Mansour, një nga themeluesit e Kibbutz Kissufin, u rrëmbye gjatë sulmit të paprecedentë të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023. Gruaja e tij, Mazal Mansour, me të cilën ai kishte qenë së bashku për 60 vjet, arriti t’i shpëtojë atij sulmi. Çifti kishte pesë fëmijë.

Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit ka qenë në fuqi që nga 19 janari, armëpushimi mbetet jashtëzakonisht i brishtë.

Hamasi ka kërcënuar se do të shtyjë lirimin e pengjeve izraelitë, të planifikuar për të shtunën, duke pretenduar se Izraeli ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Poll
SHQIPENGLISH