Një 26-vjeçare humbi jetën nga flakët e zjarrit pasi ato përfshinw Teslën e saj në një parmak në një autostradë të ngarkuar të Nju Jorkut ((VIDEO). Shoferja femër, 26 vjeçe, u hodh nga automjeti por u shpall e vdekur në vendngjarje pasi u përplas me një parmak në FDR Drive të Manhatanit herët të martën.
Pasagjeri edhe ai mashkull 26-vjeçar tani po lufton për jetën, por aktualisht në gjendje të qëndrueshme në spital. Ai u hodh nga makina dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Presbyterian të Nju Jorkut – Cornell me lëndime të rënda.
Përplasja me shpejtësi të lartë ndodhi pas orës 2:30 të mëngjesit kur automjeti elektrik u përplas dhe mori flakë. Dëshmitarët pohuan se Tesla ishte duke ecur me shpejtësi përpara përplasjes katastrofike. /Liberale.al/