Globi

Prej vitesh i mbyllur, Trump urdhëron rihapjen e BURGUT famëkeq

Shkruar nga Liberale
Prej vitesh i mbyllur, Trump urdhëron rihapjen e BURGUT famëkeq

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dhe agjencitë përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun famëkeq të Alcatrazit, në Gjirin e San Franciskos, në mënyrë që kriminelët më të dhunshëm të mund të dërgohen atje.

 “Për një kohë shumë të gjatë, Amerika është përballur me një plagë kriminelësh, të egër, të dhunshëm, recidivistësh, llumin e shoqërisë që nuk sjellin asgjë tjetër përveç mjerimit dhe vuajtjes”, tha republikani në Truth Social.

"Kjo është arsyeja pse sot kam urdhëruar Byronë e Burgjeve, si dhe Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që të rihapin, zgjerojnë ndjeshëm dhe rindërtojnë Alcatrazin për të strehuar kriminelët më të rrezikshëm dhe të dhunshëm të Amerikës", shtoi Trump.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH