Papa Françesku vizitoi burgun e grave në Romë, ku iu lau këmbët 12 grave të burgosura, një rit tradicional i së Enjtes së Madhe, në fillim të fundjavës së Pashkëve.
Ati i Shenjtë 87-vjeçar, i cili përballet me disa probleme shëndetësore edhe gjatë këtij procesi qëndroi i ulur në karrigen me rrota.
Rituali i larjes së këmbëve zhvillohet të enjten para Pashkëve dhe synon të imitojë momentin kur Jezu Krishti një natë para se të vdiste u lau këmbët dishepujve të tij.
Papa Françesku e ka zhvilluar këtë ceremoni jashtë territorit të Vatikanit dhe e ka realizuar duke larë këmbët të burgosurve, refugjatëve dhe personave më aftësi të kufizuara që prej zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.