Një vajzë 23-vjeçe vdiq tragjikisht në Indi pasi pësoi një atak kardiak, teksa kërcente në dasmën e të afërmit të saj.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, Parida Jain shihet duke kërcyer këngën Lehra Ke Balkha Ke, e cila njihet në Indi nga filmat e Bollywood-it, kur papritmas rrëzohet, pasi ka humbur ndjenjat.
Edhe pse 23-vjeçarja u dërgua menjëherë në një spital aty pranë, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë.
E reja jetonte me prindërit e saj, ndërsa ironia tragjike është se edhe vëllai i saj i vogël kishte humbur jetën nga ataku kardiak në moshën 12-vjeçare.
A 23-year-old Indian woman, Parinita Jain, tragically passed away from cardiac arrest after collapsing while dancing at a wedding.
— Shadow of Ezra (@ShadowofEzra) February 9, 2025
In the video, she is seen falling face-first as the celebration takes a heartbreaking turn.
Family members, including doctors present at the… pic.twitter.com/WxcgbBf0g3