Globi

Natyraliteti dhe ndryshimet e reja: Garat e bukurisë në Bregun e Fildishtë sfidojnë tradita

Shkruar nga Liberale
Natyraliteti dhe ndryshimet e reja: Garat e bukurisë në Bregun e

Flokët e gjatë kanë dominuar garat e njohura të bukurisë në Bregun e Fildishtë për vite me radhë.

Garueset nga ky shtet i Afrikës Perëndimore shpesh shpenzojnë shumë para për paraqitjen e tyre – nga veshjet e deri tek flokët – dhe vetëm një pjesë e vogël zgjedhin të paraqiten natyralisht.

Për më shumë se gjashtë dekada, kanë qenë vetëm dy përjashtime. Rasti i fundit ishte Marlene-Kany Kouassi, e cila fitoi titullin e Miss Bregu i Fildishtë në vitin 2022 me flokë të shkurtër. Triumfi i saj nuk ishte i veçantë vetëm për këtë shtet, por edhe për mbarë botën.

Një tjetër ndryshim ndodhi në dhjetorin e vitit të kaluar. Angelique Angarni-Filopon shkaktoi bujë si Miss Franca, kryesisht për shkak të moshës 34-vjeçare dhe flokëve të shkurtër.

Edhe sivjet, organizatorët e garës në Bregun e Fildishtë kanë vendosur të fillojnë ndryshimet që nga faza e parë. Paruket dhe extensions (flokë të zgjatur) ndalohen që në fazën preliminare të garës.

“Duam që kandidatët të jenë natyralë – me çfarëdo stili që të kenë flokët, ata duhet të jenë të tyret. Bukuria duhet të jetë e papërpunuar,” ka thënë Victor Yapobi, president i Komitetit Organizativ të garës.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm në rregullat e garës së bukurisë. Edhe gratë më të shkurtra do të kenë mundësinë të garojnë. Tani, minimumi i lartësisë është 1.67 metra. Po ashtu, ka ndryshuar edhe çmimi për t’u regjistruar në garë.

Ky ndryshim i rregullave ka shkaktuar një debat të madh në shtetin afrikan./ Liberale.al 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH