Globi

Kryeministri-diktator grek që i ktheu Shqipërisë 60 fshatra dhe… nxori një dekret që ndalonte gratë të vishnin funde të shkurtra

Shkruar nga Liberale

Kryeministri-diktator grek që i ktheu Shqipërisë 60 fshatra

Më 4 mars 1926 – Kryeministri-diktator grek Theodor Pangalo (me prejardhje shqiptare) shpërndan shoqatat greke që kërkonin aneksimimin e “Epirit të veriut” dhe i kthen Shqipërisë 60 fshatra shqiptare pranë Korçës; “Super patriotizmi është aq i rrezikshëm sa patriotizmi ështe me përfitime”, u tha gazetarëve gjeneral Pangalo.

Gjatë qeverisjes së tij, janë marrë vendime që mbetën në histori.
Ishte 30 nëntori 1925 kur diktatori Theodoros Pangalos nxori një dekret që ndalonte gratë të vishnin funde të shkurtra kur ishin jashtë shtëpive të tyre.

Dispozita shprehimisht thoshte se grave u ndalohej të mbanin funde më të larta se 30 centimetra nga toka, domethënë pëlhura duhej të mbulonte këmbën pothuajse deri në gjunjë...

“Me urdhër të kryetarit të Qeverisë, është duke u përgatitur një urdhër policor dhe i është dorëzuar për miratim Ministrisë së Brendshme, me të cilin ndalohet përdorimi i fundeve të shkurtra për femra. Skaji i poshtëm i skajit duhet të jetë 30 centimetra nga toka. Të gjitha gratë nga mosha 12 vjeç e lart i nënshtrohen këtij kufizimi. Shkelësit do të dërgohen në gjykatën penale, ndërsa përgjegjësi do të mbajnë edhe prindërit e tyre. Zbatimi do të nisë më 15 dhjetor”.
Pas rënies nga pushteti, Pangalo u burgos.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH