Globi

FOTO/ Furgoni i policisë përmbyset në mes të rrugës, qytetarët shpëtojnë efektivin

Shkruar nga Liberale
FOTO/ Furgoni i policisë përmbyset në mes të rrugës,

Një oficer policie britanik ka shpëtuar pa lëndime serioze pas një aksidenti të rëndë që ndodhi në lagjen Yardley të Birminghamit, ku furgoni zyrtar me të cilin po udhëtonte u përplas nga një veturë tjetër dhe u rrokullis në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur përpara se ekipet emergjente të mbërrinin në vendin e aksidentit. Kalimtarët e rastit reaguan menjëherë dhe bashkuan forcat për të ndihmuar policin që kishte mbetur i bllokuar brenda automjetit të përmbysur.

Në një video amatore të publikuar nga dëshmitarë okularë, shihet furgoni i policisë i rrokullisur në rrugë ndërsa sirenat vazhdonin të dëgjoheshin. Dy burra shihen duke ndihmuar oficerin të dalë nga automjeti, ndërsa një tjetër kërkonte ndihmë nga kalimtarët e tjerë.

Sipas njoftimit të dhënë nga zëdhënësi i policisë britanike, fatmirësisht oficeri nuk ka pësuar lëndime të rënda dhe po kryhen hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH