Globi

Atentat me armë zjarri/ Ekzekutohet çifti kinez në mes të Romës, autorët qëlluan nga motori...

Shkruar nga Liberale

Atentat me armë zjarri/ Ekzekutohet çifti kinez në mes të

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Pigneto të Romës, ku një burrë dhe një grua me kombësi kineze humbën jetën pas një sulmi me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00, kur dy të rinjtë ishin duke lëvizur me biçikletë.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, autorët, të cilët ishin në motor, qëlluan me armë në drejtim të çiftit, duke i lënë ata të vdekur menjëherë në vendngjarje.

Por përpjekjet për t’i shpëtuar ishin të kota, pasi viktimat vdiqën para se të mund të transportoheshin në spital. Karabinierët e komandës provinciale të Romës dhe njësia hetimore kanë nisur një hetim të plotë për vrasjen e dyfishtë.

Ata kanë gjetur gëzhoja të shumta në tokë, ndërsa raportet sugjerojnë se vrasësit kanë qëlluar të paktën dhjetë herë në drejtim të çiftit.

Hetuesit janë duke shqyrtuar kamerat e sigurisë në zonë, duke shpresuar se ato mund të kenë regjistruar momentin kur vrasësit janë larguar pas krimit.

Sipas informacioneve të para, burri ka marrë disa goditje në kokë, ndërsa motivi i këtij atentati mbetet ende i paqartë. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një larje hesapesh, një grabitje të dështuar, apo një krim të planifikuar.

Policia dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët, ndërkohë që banorët e lagjes Pigneto janë të tronditur nga ky atentat i dhunshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH